E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i madh në Klos, digjen dy banesa, shpëtohet një person me aftësi të veçanta

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, ndërsa si pasojë e zjarrit janë djegur edhe dy banesa të pabanueshme.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Klos ka bërë të mundur shpëtimin e një banori me aftësi të kufizuara, i cili rrezikonte të mbetej i bllokuar nga flakët.

Forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me zjarrin për ta vënë atë nën kontroll të plotë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë në një kabinë elektrike në zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›