E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr i madh në Memaliaj/ Digjen disa hektarë tokë bujqësore

Një zjarr i madh ka rënë në një tokë bujqësore në Memaliaj.

Flakët e zjarrit kanë qenë tepër agresive deri në momentin e ndërhyrjes nga zjarrfikësit të cilët vendosën perimetrin e zonës duke bërë të mundur ndaljen e avancimit të flakëve në drejtimin verior.

Ngjarja ka ndodhur gati 5 km në very të Memaliajt dhe janë djegur më shumë se 2 hektarë tokë.

Zjarri është vënë nën kontroll por zjarrëfikësit po luftojnë ende për shuarjen e plotë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›