Zjarr i madh në kodrat e Himarës, flakët përfshijnë shkurre dhe bimësi të thatë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer sot në kodrat e pjesës jugore të qytetit të Himarës, konkretisht në zonën e njohur si Llaman. Flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe të mbuluara me shkurre dhe bimësi të thatë.
Në vendngjarje janë angazhuar mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, së bashku me forcat e Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile.
Ekipet po punojnë intensivisht për të izoluar zjarrin dhe për të kryer shuarjen e tij.
Situata mbetet e vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.
Sipas korrespodentes së RTSH-së, Afrovita Hysaj autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për ë shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në terren, ndërsa monitorimi i situatës kryhet vazhdimisht nga strukturat përgjegjëse.
/rtsh.al/