E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr i madh në malet e Dukatit në Vlorë, dyshohet se e vunë barinjtë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Dukatit në Shëngjergj të Vlorës.

Flakët kanë nisur që prej orës 04:30 të mëngjesit ndërsa zjarrfikësit e kanë të vështirë ndërhyrjen prej terrenit të vështirë.

Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë edhe për shkak të erës, pasi po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre.

Zjarrin dyshohet se e kanë vënë vetë barinjtë e zonës, të cilët janë kthyer në problem për zjarrfikësit në thuajse çdo sezon veror, ndaj fenomeni është i përsëritur.

Duke ju vënë flakën kullotave ,ata nuk kontrollojnë dot më pas situatat që krijohen nga përhapja e flakëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›