E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i madh në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore.

Rreth 100 zjarrfikës po përballen me flakët në Aberdeen Place në Maida Vale.

Çatia e një ndërtese banimi fqinje u përfshi gjithashru nga flakët, Brigada e Zjarrfikësve të Londrës.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar flakën.

Ngjarja vjen një muaj pasi Heathrow u mbyll pas një zjarri në një nënstacion elektrik aty pranë.

Policia Metropolitane tha se nuk po e trajtonte atë zjarr si një çështje kriminale.

Më shumë se 1,000 fluturime u anuluan dhe qindra mijëra pasagjerë u prekën pas zjarrit nënstacionin elektrik një muaj më parë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›