E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i madh në një rafineri në Venezuelë, ndërhyn emergjenca –

Një zjarr i madh shpërtheu të martën pasdite në rafinerinë Cardon, në shtetin Falcon të Venezuelës, duke alarmuar banorët e komuniteteve pranë objektit. Sipas mediave lokale, flakët u vunë nën kontroll nga autoritetet pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.

Zjarri u raportua rreth orës 15:25, me orën lokale (19:25 GMT), në zonën e lubrifikantëve të rafinerisë, pjesë e Kompleksit të Rafinimit Paraguana (CRP).

Banorë pranë objektit thanë se kishin parë flakë të mëdha në zonën e oxhakut të karburantit të impiantit.

Në vendngjarje u angazhuan zjarrfikësit industrialë të kompanisë shtetërore të naftës PDVSA, së bashku me zyrtarë të Sistemit Kombëtar të Menaxhimit të Rrezikut. Ekipet aktivizuan protokollet e sigurisë dhe ndërhynë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur shkakun e zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›