Zjarr i madh shkrumbon supermarketin në Vaun e Dejës, dyshimet e para

Rreth orëve të para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kryebushat, në Vau i Dejës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një subjekt tregtar, konkretisht një supermarket, i cili është djegur plotësisht.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar apo të dëmtuar. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/vizionplus.tv