E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Dukat të Vlorës, terreni i vështirë pamundëson shuarjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pjesën lindore të fshatit Dukat i Ri në Vlorë. Zjarri ka nisur që prej orës 2:00 të mëngjesit dhe vazhdon ende.

Në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe punonjës të Zonave të Mbrojtura, por e kanë patur të pamundur shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë malor.

Deri tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por vetëm për djegie shkurresh.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›