E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Llaman, situata problematike për shkak të temperaturave të larta

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut te qytetit te Himares, ne zonen e quajtur  Llaman,ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata mbetet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit. Autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave.

Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›