Zjarr i qëllimshëm shtëpisë dhe biznesit të kreut të PS-së në Prezë

Kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kajmakut i është djegur banesa dhe biznesi, për shkaqe ende të panjohura. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 04:00, transmeton shekulli.
Fatmirësisht familjarët i kanë pikasur shenjat e zjarrit në kohë dhe kanë mundur të shpëtojnë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të neutralizojnë edhe flakët, ndërkohë që sipas tyrë zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi ka pasur 8 vatra zjarri. /Indeksonline/