E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Dragotit në Tepelenë, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Zjarri po përparon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të izoluar vatrën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Përmasat e zjarrit dhe kushtet atmosferike e bëjnë situatën shqetësuese, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të tjera.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›