E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr masiv në banesat e komunitetit rom/ Humb jetën një person

Një zjarr masiv ka rënë  në banesat e komunitetit rom,  përtej Urës së Bunës!

Informacionet paraprake nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një person rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë ndërkohë që në flakë janë disa banesa dhe baraka të këtij komuniteti.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë nisur zjarrëfikset dhe policia.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”, Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën

Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›