E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr masiv në pyllin e Semanit, flakët përparojnë drejt masivit pyjor me pisha

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman. Aktualisht raportohen dy vatra zjarri në anën veriore të lumit.

Flakët po përparojnë drejt masivit pyjor me pisha, të favorizuara nga era e fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Fierit, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›