E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Kroj të Madh në Krujë, flakët përfshijnë shkurre dhe pemtari

Në fshatin Kroj i Madh në malësinë e Krujës, ka rënë zjarr duke djegur sipërfaqe me shkurre, dhe pemtari.

Sipas informacioneve nga banorët e zonës, zjarri ende është i paqartë, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja me mjete zjarrfikëse mbetet e pamundur, priten forca nga emergjenca civile ose dhe ndërhyrja nga ajri.

Deri në këto momente nuk rrezikohen banesa, ndërsa erërat favorizojnë përhapjen e flakëve.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›