E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

Një zjarr është raportuar në fshatin Nartë, në Njësinë Administrative Skënderbegas të Gramshit sot (13 gusht), duke vënë në alarm banorët dhe shërbimet e emergjencës.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimi i MZSH Gramsh ka ndërhyrë menjëherë në terren për të vënë nën kontroll situatën.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së ekipeve zjarrfikëse, flakët u izoluan në kohë, duke shmangur përhapjen e zjarrit në sipërfaqet përreth.

Në operacion u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë zjarrfikës, të cilët punuan për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Autoritetet vijojnë të apelojnë për vigjilencë maksimale dhe njoftim të menjëhershëm të strukturave zjarrfikëse në çdo rast konstatimi të një vatre zjarri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›