Zjarr në Qafështamë. Prej dy ditësh po digjen dhjetëra hektarë në Parkun Kombëtar

Prej të dielës një zjarr i rënë në malin e Qafshtmës po vijon të djegë hektarë të tërë. Zjarri i rënë në një zonë mjaft të pyllëzuar, mendohet të ketë djegur mbi 30 hektarë. Megjithatë reagimi për shuarjen e tij është mjaft i ngadaltë e jo me mjetet e duhura.
Për shuarjen e tij po punojnë rreth 30 persona, punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtuira Durrës, të bashkisë dhe të një fabrike që ndodhet pranë vatrës së zjarrit. Zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po afrohet pranë zonës ku ndodhen rreth 10 biznese, bujtina, lokale e fabrika e ujit.