Zjarr në Radhimë, Balla: Ekipet zjarrfikëse po luftojnë për vënien nën kontroll

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot kodrat e fshatit Radhimë, në Vlorë, ndërsa ekipet zjarrfikëse po luftojnë për vënien nën kontroll të tyre.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale tha se pret nga Policia e Shtetit të identifikojë shkakun dhe të vendosë para drejtësisë shkaktarin e mundshëm të këtij zjarri.
Ministri Balla bëri një apel dhe kujtesë publike për qytetarët.
“Zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër nga Kodi Penal. Policia duhet të zbulojë çdo fajtor për çdo rast. Një lutje edhe qytetarëve të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para. Informoni menjëherë policinë dhe zjarrfikësit”, tha Balla.
/k.s/r.e/