E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Urgjencen e Durresit

Djegia e një kablli elektrik, në bodrumin e Urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit, ka çuar në evakuimin e pacientëve dhe bluzave të bardha nga ky repart, si dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë zonën.

Shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur me shpejtësi edhe në repartin e Urgjencës, duke alarmuar personelin mjekësor, pacientët dhe familjarët e tyre. Forcat zjarrfikëse dhe ato policore kanë ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të situatës së krijuar, nga e cila nuk ka pasur të dëmtuar. E ndërsa në lagjet përreth është kthyer energjia elektrike, në spital më shumë se gjysma e ambienteve po furnizohen me energji nga gjeneratori dhe pjesa tjetër është në terr. Ndërkohë, shërbimi spitalor i Urgjencës dhe pacientët që po trajtoheshin aty janë zhvendosur në mjedise të tjera të spitalit, pasi tymi nuk është larguar ende nga reparti. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›