Zjarr në bazën ushtarake kanadeze, 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Katër ushtarakë kanadezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që përfshiu një bazë ushtarake në provincën Alberta.
Duke folur për kombin, kryeministri kanadez Mark Carney e cilësoi ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda që ka goditur ushtrinë në tokën kanadeze në kohë paqeje.
Zjarri nisi pasditen e së shtunës në një terren stërvitor të mbuluar me bar dhe më pas u përhap në bazën Wainwright, një nga bazat më të ngarkuara të ushtrisë në vend.
“Kombi është në zi për anëtarët e forcave tona të armatosura që humbën jetën”, u shpreh kryeministri Carney.
Nga 39 të lënduarit që janë shtruar në spital, 19 ndodhen në gjendje të rëndë.
Flakët janë vënë tashmë nën kontroll, ndërsa po hetohen shkaqet e zjarrit.
/rtsh.al/