E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në fshatin Vllahat në Delvinë, digjen ullishtet, rrezikohen disa banesa

Një zjarr ka rënë në periferi të fshatit Vllahat, në Delvinë, ku për pasojë janë djegur ullishte.

Për shuarjen e zjarrit janë përveçse banorëve të zonës por edhe shërbimi zjarrfikës i Delvinës, Sarandës, Finiqit madje edhe të Himarës.

Era që fryn shton edhe më tepër zjarrin ndërsa pengon në shuarjen e tij duke rrezikuar edhe banesat në fund të fshatit. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit/m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›