Zjarr në fshatin Zall Dajt, flakët përhapen me shpejtësi

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në fshatin Zall Dajt të Tiranës.
Flakët kanë përfshirë masivin me dushqe mbi fshatin Zall Dajt dhe po zgjerohet në drejtim të malit të Dajtit.
Për shkak të erës së fortë flakët janë hapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Gjithashtu, nëse situata vijon e njëjtë flakët mund t’i afrohen banesave të fshatit.