E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarr në katin e 8-të të një pallati në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Policia e Tiranës njofton ditën e sotme se rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të ish-stacionit të trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati.

Siç njofton policia shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Policia bëri të ditur se po merren masa për evakuimin e banorëve, ndërsa paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›