E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në kodrat e fshatit Bago në Kavajë, flakët i afrohen banesave

Një zjarr ka përfshirë kodrat pranë fshatit Bago në Kavajë, duke vënë në alarm banorët e zonës. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e vatrave të zjarrit.

Situata është bërë shqetësuese pasi flakët janë afruar pranë dy banesave. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur frenimin e përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave, duke shmangur deri tani një rrezik të drejtpërdrejtë për to.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve po zhvillohet me vështirësi për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë nga zjarri dhe terrenit të vështirë.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Deri në këto momente, nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banesat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›