E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në kodrat e qytetit të Korçës, shkrumbohet një magazinë, rrezikohen banesat

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore me bimësi të ulët në afërsi të ish-kampit të punëtorëve në Korçë.

Flakët janë përhapur shumë afër banesave të lagjes Numër 1 të qytetit, ndërsa një magazinë është shkrumbuar nga zjarri deri tani.

Dy mjete zjarrfikëse dhe punonjës të këtij shërbimi po punojnë për izolimin e flakëve pa shkuar drejt pishave mbi kodrat e qytetit. Sipërfaqja e djegur ka kaluar dy hektarë.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›