E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në kodrat pranë Selishtës, flakët përfshijnë ullishte dhe shkurre, era favorizon flakët

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat pranë fshatit Selishtë, në njësinë administrative Cakran.

Vizion Plus mëson se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte, pemë dhe shkurre, ndërsa favorizohen nga era e fortë që po fryn në zonë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, ekipet e të cilave po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në sipërfaqe të tjera.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›