E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në lagjen “15 Tetori në Vlorë”, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me pisha dhe shkurre

Një vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e kësaj të marte në kodrat e qytetit të Vlorës, në lagjen “15 Tetori”. Flakët kanë përfshirë një hapësirë me pisha dhe shkurre, pranë disa banesave të ndodhura në këtë zonë.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, me synim pastrimin e territorit nga barishtet dhe shkurret.

Megjithatë, përhapja e flakëve është favorizuar nga era, duke rritur rrezikun e zgjerimit të vatrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Kjo është vatra e dytë aktive e zjarrit e regjistruar në këtë zonë gjatë ditëve të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›