Zjarr në ndërtesë, banorët shpëtojnë fëmijën

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në katin e pestë të një apartamenti në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej një fëmijë, i cili fatmirësisht është nxjerrë nga fqinjët të cilët lajmëruan dhe forcat zjarrfikëse, transmeton infoglobi.
Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një pajisje ngrohëse e harruar nga familjarët në apartament. Kanë qenë fqinjët që janë larguar të parët nga ndërtesa dhe më pas policia dhe zjarrfikëset evakuuan të gjitha apartamentet e tjera të pallatit. /Indeksonline/