E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në një azil të moshuarish tek “Ali Demi”, raportohet për disa të lënduar

Një zjarr ka rënë gjatë orëve të natës në një azil të moshuarish në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa si pasojë e tymit janë lënduar disa të moshuar të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›