Zjarr në një banesë në Levan të Fierit, dëme të konsiderueshme materiale

Një banesë në Levan të Fierit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pronari i banesës, Barjam Sulejmani, bëri të ditur se objekti ishte i pabanuar dhe se në momentin kur shpërtheu zjarri nuk ndodhej aty.
Sipas pronarit, zjarrfikësit dyshojnë paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
/rtsh.al/