E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në një banesë në Vlorë, humb jetën endacaku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e së martës. Në një banesë të braktisur në lagjen “Osman Haxhiu” dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr.

Fatkeqësisht në momentin e këtij incidenti në banesën në fjalë ishte futur një qytetar rreth 70-vjeç, endacak. Si pasojë e flakëve, ai është djegur dhe ka humbur jetën.

Policia po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›