E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr në një banesë në qytetin e Vlorës, humb jetën nga asfiksia një 70-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Osman Haxhiu”, ndërsa i moshuari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë.

Bëhet me dije se i moshuari jetonte vetëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkaqe aksidentale, teksa policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›