E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr në një konvikt në një shkollë në Kinë, të paktën 13 viktima

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga zjarri në një konvikt shkolle në Kinën qendrore, sipas mediave shtetërore kineze. Zjarri shpërtheu rreth orës 23:00 të së premtes në mbrëmje me orën lokale në shkollën Yingcai pranë qytetit të Nanyang, provinca Henan. Autoritetet lokale po hetojnë shkakun e zjarrit.

Zjarri ndodhi vetëm disa ditë përpara festave shkollore të Vitit të Ri Kinez, kur studentët tradicionalisht shkojnë në shtëpi për të kaluar kohë me familjet e tyre./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›