E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarr në një pallat te “Komuna e Parisit”, Mbrojtja Civile: Nuk ka rrezik për njerëzit, u dogjën 3 mjete të parkuara

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Një zjarr ka rënë në garazhin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit mbrëmjen e sotme në Tiranë ndërsa drejt vendit të ngjarjes shkuan zjarrfikësja dhe policia.

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

Në vendngjarje ishin edhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›