E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në një rrobaqepësi në Korçë/ Dyshimet e para

Një zjarr ka përfshirë tarracën e një rrobaqepësie në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, dëmet kanë qenë vetëm në materiale, ndërsa dyshohet se shkak për këtë është bërë një kabëll i energjisë elektrike, që kalonte në tarracën e ndërtesës.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2022, rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›