E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë

Ditën e sotme, rreth orës 18:20, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali” në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Nuk raportohet për persona të lënduar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›