E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në periferi të Vlorës, flakët shumë pranë banesave

Një zjarr ka përfshirë periferinë e qytetit të Vlorës, mesditën e kësaj të shtune, ndërsa flakët janë afruar shumë pranë zonave të banuara.

Sipas raportimeve, përhapja e zjarrit është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, të cilat kanë bërë që flakët të avancojnë me shpejtësi.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›