E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në qendër të qytetit të Shkodrës, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli

SHKODËR- Një zjarr ka rënë në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri është neutralizuar.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti.

Ndërkohë, mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që të nisë hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›