E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në trarët e hekurudhës Fier–Vlorë, qyteti mbulohet nga tymi

Një zjarr ka përfshirë trarët prej druri pranë hekurudhës Fier–Vlorë. Materialet, të cilat përdoren për mirëmbajtjen e linjës hekurudhore, kanë marrë flakë duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Aktualisht, dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e repartit të Fierit janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›