E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në zonën e Mifolit, flakët përfshijnë barishte, pemë dhe ullinj

Vlorë – Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit, ku flakët kanë përfshirë barishte, pemë dhe disa rrënjë ullinjsh, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e prekur.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Deri në këto momente nuk raportohen banesa të rrezikuara apo persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen pas hetimeve të autoriteteve përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›