E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr prane depozitave te karburantit


Një saldim i kryer fare pranë depozitave të naftës dhe depozitave të gazit mes fshatit Kashar dhe Domje për pak ka shkaktuar një katastrofë, e cila fatmirësisht nuk ndodhi falë ndërhyrjes së menjëhershme të dhjetëra forcave zjarrfiksëse dhe policisë.

Nga shpërthimi i parë në vendngjarje mbetën të plagosur tre persona që sipas policisë janë punonjësit e ruajtjes së këtij biznesi. Vatra e zjarrit sipas policisë ka përfshirë disa magazina ku mbaheshin përveç mallrave të ndryshëm edhe disa fuçi të vogla me karburant.

Për më shumë se një orë forcat zjarrfikëse nga Tirana dhe Durrësi si dhe të policisë së Tiranës luftuan  me flakët gjigante, duke i izoluar ato e duke evituar kështu  një tragjedi e cila  ishte fare pranë në rast se do prekeshin dy depozitat e gazit.

Situata u konsiderua tepër e rrezikshme për dhjetëra banorë që jetojnë në këtë zonë. Ishte kjo arsyeja që përveç zjarrfikëseve në vendnagjarje u sollën me urgjencë edhe mjekë si dhe forcat Renea që u mbajtën në gadishmëri për ndonjë evakuim të mundshëm të zonës.

Tre të plagosurit sipas mjekut Besnik Lamçe kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Pritet që pas ekspertizës në vendin e ngjarjes, Policia e Tiranës të raportojë zyrtarisht shkaqet e këtij zjarri.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vritet me sende të forta 65-vjecari
Një 65-vjecar ka gjetur vdekjen në Mallakastër pasi është goditur disa herë me mjete të forta në kokë. Lezhe, pranga vrasësve të nënës 25-vjecare
Disa muaj pas vrasjes së një nëne të re, policia e Lezhës ka arritur të zbardhë ngjarjen. Durrës e Igumenicë, sekuestrohen 300 kg kanabis
Një sasi e konsiderueshme bime narkotike, kanabis sativa është kapur në portin detar të Durrësit mbremjen e së premtes. Lezhë, horror në Gjykatë
Ngjarja tragjike e një dite më parë në qytetin e Lezhës, ku pati perleshje me arme për cështje pronësie me pasoje vdekjen e nje personi, con në pranga pesë persona.
Britani, kapen 9 shqiptarë
Nëntë shqiptarë të kapur ishin në mesin e 14 të huajve që po tentonin të hynin ilegalisht në territorin britanik duke udhëtuar të fshehur në një kamion me targa rumune që transportonte mobilje për kompaninë suedeze IKEA, njofton  Agjensia Britanike e Kufirit.

Lajmet kryesore

Rama mbështet kthimin e ligjit për mbetjet
Editoriali i kreut të PS-së në shtypin e shkruar
Lezhë, horror në Gjykatë
Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
Berisha: Rama, garanci për bllokim

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›