E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr pranë hoteleve në Radhimë, zjarrfikëset në terren për neutralizimin e flakëve

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Radhimës në Vlorë.

Sipas raportimeve në media, zjarri ndodhet shumë afër 3 hoteleve, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.

Drejt vendngjarjes janë nisur 2 zjarrëfikëse për të neutralizuar flakët, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›