E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr pranë hotelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, zjarrfikësit vendosin nën kontroll flakët

Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e së dielës pranë një kodre në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Ndërkohë, një subjekt restorant-hotel në afërsi të zonës së prekur është rrezikuar nga flakët.

Pas më shumë se 30 minutash, zjarrfikësit e Vlorës kanë mundur të vënë nën kontroll flakët në zonën e Ujit të Ftohtë. Zjarri rrezikoi disa bare, restorante dhe hotele, ndërsa turistët të alarmuar u larguan nga lokalet. Disa biznese mbetën përkohësisht pa energji elektrike, ndërsa situata tashmë po normalizohet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›