E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në zyrat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj mëson se zjarri dyshohet se ka nisur në disa kabuj elektrikë në katin e poshtëm të drejtorisë, në dysheme.

Fillimisht është fikur me fikëse dore nga vetë puonjësit e policisë, zjarrfikësja është thirrur për siguri. Shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet.

“Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›