E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarre shkaterrimtare ne Meksiken veriore dhe shtetet e jugut amerikan

Kushtet e thatesires dhe ererat e fuqishme kane shkaktuar zjarre shkaterrimtare ne Meksiken veriore dhe shtetet e jugut amerikan vecanerisht ne Teksas ku dhjetra shtepi jane djegur gjate diteve te fundit. Sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Greg Flakus nga Hjustoni moti i thate po ndikon gjithashtu tek bujqesia cka mund te sjelle rritje te cmimeve te ushqimit.

Zjarre qe levizin me shpejtesi pershkuan gati 32 mije hektare toke ne fermat e Teksasit perendimor perreth Fort Dejvisit te shtunen dhe te djelen e kaluar duke vrare bagetite dhe kuajt dhe duke lene kullotat te djegura dhe ne tym. Zjarret arriten zonat e populluara prane Fort Dejvisit duke shkaterruar 24 shtepi.Zedhenesi i Departamentit te Zjarrefikesave ne Fort Dejvis Xhim Fouler thote se njerezve qe iu dogjen shtepite u larguan te pademtuar dhe jane strehuar perkohesisht.

Kryqi i Kuq po merret me kete perpjekje. Ata po shperndajne kupona per hotele dhe ushqime falas. Gjithashtu nje numer hotelesh ne qytet po i strehojne keta njerez falas.

Fouler thote se disa lope dhe kuaj u bllokuan nga zjarri dhe nuk arriten te shpetonin. Ai thote se ekipet e shpetimit qe patrullojne terrenin e djegur rural gjeten eshtrat e kafsheve ne disa vende. Fouler thote se ererat e fuqishme e bejne te veshtire per zjarrefikesit te kontrollojne flaket dhe se thatesira dhe moti me ere mund te zgjasin per disa jave.

Ne kete periudhe ne pranvere kemi patur tradicionalisht erera te fuqishme dhe mot te thate pra ky eshte sezon zjarresh. Nga studimi qe i kemi bere motit ne nje periudhe afatgjate dhe nga kerkime te tjera kemi konstatuar se nuk do te kemi rreshje shiu deri ne periudhen normale te shirave ne korrik dhe gusht.

Klimatologu dhe shkencetari i kushteve atmosferike ne Universitetin AampM te Teksasit Xhon Nilsen-Gamon thote se kushtet qe sjellin zakonisht rrezik ne perendimin e Teksasit jane tani prezente ne shume pjese te tjera te ketij shteti.

Marsi ishte muaji me i thate i regjistruar ne kete shtet dhe pranvera eshte periudha e ererave me te fuqishme. Te gjitha keto e bejne rrezikun nga zjarri ekstrem per Teksasin kete vit.

Zjarrfikesit i kane vene nen kontroll zjarret qe filluan fundjaven e kaluar por jo para se te shkaterronin me shume se 30 shtepi dhe te digjnin me shume se 6 mije hektare toke vathash dhe fermash. Cilesia e ajrit pergjate kufirit Meksike-SHBA u ndikua nga tymi qe vinte nga zjarret e medha ne shtetin verior te Koahuiles ne Meksike.  Ndersa ererat e fuqishme jane prezente ne pjesen me te madhe te Teksasit departamentet e zjarrfikesve dhe ekipet e emergjences po vezhgojne nga afer zonat ku kushtet mund te fillojne zjarre.

Klimatologu Nilsen-Gamon thote se thatesira po ndikon gjithashtu disa nga zonat me te mira bujqesorete ketij shteti.

Nuk kemi nje fillim te mire. Kushtet ne pjesen lindore dhe qendrore te Teksasit qe jane tani me te goditurat nga thatesira jane si ne mes te veres duke humbur komplet stinen e pranveres. Do te varet shume nga sa sasi shiu do te kemi gjate dy muajve te ardhshem pasi maji dhe qershori jane zakonisht muajt me me shira te vitit ne kete shtet.

Nielsen-Gammon thote se pjesa me e madhe e dritherave te Teksasit eshte demtuar dhe se cmimet e ushqimit ka te ngjare te rriten. Ai thekson se mesatarisht gjate pese muajve te kaluar ka rene vetem 12 centimetra shi sasia me e vogel e shirave qe nga viti 1967. Teksasi eshte prodhusi me i madh i bagetive ne Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesi i dyte me i madh i grurit te dimrit.

Klimatologu i shtetit te Teksasit thote se ngrohja globale mund te kete luajtur gjithashtu rol qe temperaturat ne muajt e veres ne Teksas kane qene me te larta gjate disa dekadave te fundit.

Kushtet e thatesires po shkaktojne gjithashtu probleme per shume shtete jugore si Nju Meksiko Kolorado Oklahoma si dhe shtetin e Kansasit. mimet e grurit ne tregun e ikagos per porosite ne te ardhmen u rriten me gati 50 perqind gjate vitit te kaluar pjeserisht per shkak te thatesires ne Australi dhe Rusi qe nuk arriten te merrnin sasine e zakonshme te grurit. Ndersa kushtet e thatesires vazhdojne ne jug te Shteteve te Bashkuara ka patur shira te shumte me ne veri. Ekspertet thone se permbytjet ne fushat e Dakodes se Veriut dhe Kanada te kombinuara me thatesiren shtaterruese ne jug mund te behen shkak per ngritjen edhe me tej te cmimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›