E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret në Los Anxhelos ishin të qëllimshme

Ky është konkluzioni i autoriteteve amerikane, të cilat kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve. Zjarret dogjën rreth 150 mijë hektarë tokë, dëmi më i madh i shkaktuar ndonjëherë në historinë e kontesë, ndërkohë që në përpjekje për shuarjen e tyre humbën jetën edhe dy zjarrfikës.  

Mijëra persona u evakuuan dhe shumë prej shtëpive të tyre u dogjën. Aktualisht zjarret janë në 38 për qind të fuqisë së tyre.

“Pas disa ekzaminimeve shkencore në vendin e origjinës, hetuesit arritën në përfundimin se rënia e zjarreve ishte një veprim i paramenduar”, deklaroi shefja e komandës së shërbimit pyjor, Rita Wears.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›