E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarret në Greqi, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin grek të Rodosit pasi zjarret pushtuan pjesë të mëdha të ishullit.

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë i përshkroi zjarret si më të vështirat me të cilat është përballur ishulli dhe po luftojnë me zjarret e ndezura nga erërat e forta që nga e marta.

Më shumë se 3,500 njerëz janë evakuuar nga toka dhe deti. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, sipas Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi.

Gjithashtu edhe vizitorët po evakuohen në mënyrë të sigurt nga zonat e prekura nga zjarret në Rodosi duke u akomoduar ne hotelet e ishujve të tjerë.

Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po luftojnë me zjarret, ndërsa tre hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri. Zonat e Laermës, Lardos dhe Asklipio janë prekur gjithashtu.

Varkat private iu bashkuan rojes bregdetare greke për të ndihmuar njerëzit nga plazhet në lindje të ishullit citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›