E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarret në bashkinë Fier/ Shuhen të gjitha vatrat, në Patos u dogjën ullishte e pemë frutore

Pas zjarreve të shumta të një mbrëmje më parë në bashkinë e Fierit, në zonën e Margllicit në Patos, të gjitha vatrat janë shuar.

Në pyllin me pisha në Darëzezë dhe në Peshtan nuk ka më asnjë vatër aktive ndërkohë që edhe në Margllic ku forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, Lushnjes të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë dhe forca të ushtrisë kanë luftuar përgjatë gjithë natës me zjarrin në disa drejtime, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës, zjarri është fikur.

Fatmirësisht flakët pranë tyre janë neutralizuar shpejt duke larguar rrezikun, ndërkohë që është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte dhe pemë frutore.

Pas kësaj priten të ngrihen dhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa është vënë në pranga autori i zjarrvënies.

Ditën e djeshme njëkohësisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri duke vënë në vështirësi edhe shërbimet zjarrfikëse të cilat me përparësi kanë parë vatrat me problematike.

Gazetar: A. Shyti   

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›