E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë për secilin prej tyre

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar pamje nga puna e forcave zjarrfikëse në zonën e Krujës.

Në postimin e tij Nufi shkruan se në të gjitha vatrat aktive vijon monitorimi i plotë, janë nën kontroll, dhe fatmirësisht nuk kemi rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe zonat e banuara.


Postimi i Nufit:

Momente të ditës nga angazhimi në terren dhe intensiv i forcave tona operacionale për menaxhimin e vatrave të ndryshme të zjarrit.

???? Krenarë për secilin prej tyre, të cilët me një sakrificë të jashtëzakonshme dhe në gatishmëri të plotë janë në vijën e parë të përballimit të situatave të zjarrit – krah qytetarëve, komuniteteve të prekura dhe në mbrojtje të bizneseve dhe mjedisit.

Në të gjitha vatrat aktive vijon monitorimi i plotë, janë nën kontroll, dhe fatmirësisht nuk kemi rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe zonat e banuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›