Zjarri djeg 30 hektare toke ne Ishull Shengjin
Te pakten 30 hektare toke jane shkrumbuar nga zjarri dje pasdite, ne afersi te lagunes ne Ishull Shengjin (Lezhe), duke shkaktuar panik te banoret vendas. Burime zyrtare nga reparti zjarrfikes i Lezhes thane se "situata ishte kritike, ndersa policia nisi evakuimin e disa familjeve qe ndodheshin prane vatres se zjarrit". Sipas te njejtit burim, fale nderhyrjes se menjehershme te forcave te ketij reparti, situata u normalizua shume shpejt. Nderkohe, grupi hetimor i ngritur per kete rast po punon ne pisten e nje zjarri te shkaktuar nga pakujdesia, ndersa nuk perjashtohet dhe mundesia se ai mund te jete vendosur me dashje. Ne qytezen e vogel te Shengjinit jane disa sheshe depozitash me karburante. Ne dhjetorin e vitit 2006 flaket perfshine cisternat e kompanise