E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarri i depove të naftës pranë Krimesë, mediat ruse: U shkaktua nga një sulm me dron

Media shtetërore ruse, TASS bën përgjegjës një sulm me dron për shkrumbimin e depos së naftës në rajonin Krasnodar të Rusisë jugperëndimore.

Mediat ruse shkruajnë se zjarri në portin e Volnës pranë një ure që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar ishte për shkak të rënies së dronit.

Objekti ndodhet afër urës së Kerçit, e cila u dogj nga forcat ukrainase në tetor 2022.

Rusia nuk ka mbështetur me prova pretendimet për shkaqet e zjarrvënies. Nga ana tjetër Ukraina nuk ka bërë asnjë reagim.

Megjithatë raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo në njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›